Reçeta e Cekës: Roladë me arra

  • 01 March 2019 - 08:28
Reçeta e Cekës: Roladë me arra

Përbërësit për patishpan

: 6 vezë, 6 lugë sheqer, 3 lugë arra të bluara, 4 lugë miell, lëvore limoni.

Për lyerje:

Ajkë e ëmbël e tundur ose 200 gr arra të bluara, 200 gr sheqer, pak qumësht.

Tunden vezët me sheqer në marengë të dendur. Shtohen arrat, mielli, lëvorja e limonit dhe të gjitha përzihen me lugë. Derdhet në tepsi të shtruar me letër dhe futet në furrë të nxehtë për t’u pjekur. Korja e pjekur përmbyset në pecetë të lagur. Ndërkohë 2 dcl ujë me 200 gr sheqer vlohen 10 minuta. Në këtë masë hidhen arrat, përzihen mirë. Korja spërkatet me qumshtë, lyhet dhe mbështillet në roladë. Pasi të ftohet mirë, mbi i hidhet sheqer pluhur, ose lyhet me krem të rrahur. Pritet në pjesë afro 2 centimetra trashësie. 

(Kosova Sot)