Receta e Cekës: Peshk në mënyrë shtëpiake

  • 03 March 2019 - 18:11
Receta e Cekës: Peshk në mënyrë shtëpiake

Përbërësit:

• 4 trofta të pastruara ose peshk tjetër, • 1 limon, • kripë, piper, • 50 gr gjalpë, • majdanoz • 1/2 lugë vinjak dhe • salcë vorçester.

Pastrohen dhe lahen peshqit, fshihen me letër kuzhine. Qërohet limoni dhe pritet në feta. Peshku kriposet brenda dhe jashtë dhe i hidhet piper. Folia lyhet me gjalpë, vendoset peshku në të dhe mbi palosen copat e limonit. Mbyllet folia mirë nga të gjitha anët dhe futet në furrë të nxehtë për t'u pjekur në temperaturë 250 gradë C për 25 minuta.

Gjalpi me majdanoz, piper, vinjak, salcë vorçerster dhe kripë tundet mirë. Peshku i pjekur shërbehet me këtë përzierje gjalpi dhe me patate të ziera, kroketa me patate dhe tranguj turshi. Këto të gjitha zbukurohen me majdanoz.

(Kosova Sot)