Receta e Cekës: Role me gjoks viçi

  • 05 March 2019 - 08:44
Receta e Cekës: Role me gjoks viçi

PËRBËRËSIT:
1, 5 kg. mish gjoksi,
kripë, piper,
1 lugëz mustardë,
vaj,
6-7 patate të një madhësie,
2 karota,
½ tubë majdanoz,
selino,
2 dcl verë e bardhë,
1 lugë mjaltë,
2 lugë konjak,
1 lugë gjalpë,
kripë piper,
rozmarinë dhe mëlmesa të tjera
sipas shijes.
YÇI:
100 gr. mish I bluar,
50 gr. proshutë të yndyrshme,
1 qepë,
1 rriskë bukë pa kore,
pak qumësht,
1 vezë, kripë, piper,
100 gr. shampinjone ose spinaq
pak vaj për fërgim.
Në vaj të nxehtë hidhet qepa e grirë imët, shtohet pak
kripë, dhe fërgohet gjersa të zverdhet. Shtohet mishi I bluar
dhe proshuta e prerë imët. Fërgohen 5 min. pastaj ena
largohet nga zjarri. Shtohet buka e ulur në qumësht, veza e
tundur, hidhet vegetë sipas shijes, piper, shampinjonet e
prera ose spinaqi I grirë dhe I zbutur në pak gjalpë. Masa
përzihet mirë dhe lehet anash. Mishit I bëhet një prerje në
formë xhepi. Largohen kocinjët dhe mishi kriposet e piperoset brenda dhe jashtë. ”Xhepi” mbushet me yçin e përgaditur dhe mbyllet mirë me kruajse dhëmbësh dhe mbështillet në role. Rolada lidhet me spango kuzhine, lyhet me
mustardë, me vaj dhe hidhen erëza sipas shijes. endoset në
tavë të lyer me yndyrë, e përreth vendosen patatet e qëruara të tëra, gjelbrimet dhe tava futet në furrë të nxehtë me
temp. 250 gradë C. Pas 10 min. ulet temp. në 180 gradë C
për t’u pjekur për afro 1 ½-2 orë. Kohë pas kohe laget me
lëngun të cilin e lëshon gjatë pjekjes. Pas 1 orë hidhet vera,
kurse pak para përfundimit të pjekjes, lyhet me mjaltë, mbi
I hidhet 1 lugë konjak dhe ngritet prap temp. e furrës në
250 gradë C. Rolada e pjekur vendoset në pjatë ovale të
nxehtë, kurse lëngut ku është pjekur I shtohet 1 dcl verë
dhe pak ajkë. Pasi të marrë disa valë, largohet nga zjarri
dhe hidhet mbi role

(Kosova Sot)