Receta e Cekës: Trëndafili i ëmbël

  • 06 March 2019 - 18:11
Receta e Cekës: Trëndafili i ëmbël

Ndahen me kujdes petalet e trëndafilit. Ato një nga një futen në të bardhë veze, pastaj në sheqer pluhur dhe lihen gjersa të thahen. Fundi i çdo petaleje laget me të bardhë veze dhe ato palosen në formë trëndafili në një gotë të cekët të shtruar me pecetë letre. Më parë palosen petalet e mëdha, pastaj më të voglat. Trëndafili kështu qëndron disa orë gjersa të thahet e me të zbukurohet torta. E mbyllur në kuti letre, qëndron 2-3 muaj. 

(Kosova Sot)