Reçeta e Cekës- Sallatë me brumëra

  • 07 March 2019 - 10:15
Reçeta e Cekës- Sallatë me brumëra

PËRBËRËSIT: 300 gr brumëra në formë të dredhur, 150 gr ton të konservuar, 100 gr rrikë, 10 ullinj, 150 gr djathë, 2-3 qepë të reja, 1 domate, 1 trangull të vogël, vaj ulliri, kripë, piper. Brumërat zihen në ujë me kripë, 1 lugë vaj e pastaj kullohen dhe shpërlahen me ujë të ftohtë. Në masën e makaronave shtohen toni i copëtuar, djathi i prerë në kubikë, rrika e trangulli të prerë në rrathë, ullinjtë dhe qepa. Sallata rregullohet me kripë, vaj, përzihet me kujdes dhe derdhet në pjatë ovale ku do të shërbehet. Zbukurohet me vezë të ziera dhe rrikë të prerë në formë luleje. 

(Kosova Sot)