Receta e Cekës: Roladë me spinaq

  • 07 March 2019 - 08:33
Receta e Cekës: Roladë me spinaq

PËRBËRËSIT:
• 2 gota qumësht,
• 1 filxhan të kafës vaj ose margarinë të shkrirë,
• 1, 5 gotë miell,
• 4 kokrra vezë, kripë,
• 300 gr spinaq,
• 200 gr. ajkë, 200 gr. djath. Qumështi dhe vaji posa të
marrin valë, hidhet mielli e kripa. Brumi tundet me
mikser dhe zien duke e përzier me lugë druri
vazhdimisht, gjersa të shkëputet lehtë nga ena. Pasi të
ftohet masa, i shtohen vezët një nga një duke e tundur
brumin me mikser. Shtohet spinaqi dhe përzierja vazhdon gjersa të krijohet një masë e trashë e njëllojtë në
formë kremi dhe pak elastike. Brumi shtrihet në tepsi
të shtruar me letër pergamenti, ose letër të lyer me vaj
dhe futet në furrë të nxeht nëe temperaturë 200 gradë
C. Sa të marrë një ngjyrë të kuqërremtë, largohet nga
furra dhe përmbyset në pecetë të lagur. Pasi të ftohet,
lyhet me ajkë e djathë të thërmuar dhe në mënyrë të
ngjeshur, mbështillet në roladë. Mbështillet me folie,
ftohet, pastaj pritet dhe shërbehet.

(Kosova Sot)