Reçeta e Cekës: Domate të mbushura

  • 08 March 2019 - 08:35
Reçeta e Cekës: Domate të mbushura

Përbërësit:

1 kg domate të shëndosha të forta,
1/2 kg mish të bluar,
1 filxhan kafeje oriz gjysmë të zier në ujë
të njelmët,
1 qepë,
100 gr gjalpë,
1 gotë ajkë,
2 vezë,
kripë, piper,
1/2 tubë majdanoz.

Pritet pjesa e sipërme e domateve dhe thellohet me
thikë. Qepa fërgohet gjersa të zverdhet, shtohet mishi
dhe fërgohet gjersa të zbutet. Në masë të mishit hidhen
oriz gjysmë i zier, kripë, piper, majdanozi i grirë hollë
dhe të gjitha përzihen mirë. Me këtë masë mbushen
domatet e gjelbra dhe palosen në enë të lyer me
yndyrë. Mbi çdo domate hidhet nga pak yndyrë dhe
piqen 30 minuta. Në gjalpë fërgohet pak miell, shuhet
me supë dhe hidhet mbi domate, kthehet ena në furrë
për të vazhduar pjekja edhe 15 minuta. Para se të
largohen nga furra, mbulohen me vezë të tundura me
ajkë dhe vazhdon pjekja edhe 5 minuta.

(Kosova Sot)