Receta e Cekës: Salcë për perimet e ziera në avull

  • 13 mars 2019 - 09:29
Receta e Cekës: Salcë për perimet e ziera në avull

Në 30 gr gjalpë të nxehtë fërgohen 30 gr miell 1 minutë. Duke e përzier vazhdimisht, shtohen 2. 5 dcl qumësht. Kësaj mase i shtohen 50 gr djathë të kaluar në rende, përzihet mirë dhe shërbehet veçan, ose duke e hedhur mbi perime të ziera në avull. Preferohet sidomos për lulelakër. Nëse salca dendësohet shumë, shtohet qumësht ose supë duke e përzier vazhdimisht gjersa të vlojë. 

(Kosova Sot)