Receta e Cekës: Vezë me mazë

  • 17 March 2019 - 18:06
Receta e Cekës: Vezë me mazë
PËRBËRËSIT:
• 10 vezë,
• 5 lugë mazë,
• 2 dcl ajkë,
• 50 gr gjalpë,
• 3 lugë galetë,
• 1 lugë majdanoz të grimcuar.
Vezët e ziera fort priten për së gjati përgjysmë. U largohen të verdhat, të cilat shtypen, përzihen me mazë,
majdanoz dhe mbushen të bardhat e vezëve me këtë
masë. Në enë qelqi të rezistuar në zjarr, shkrihet gjalpi,
radhiten vezët, u hidhet ajkë dhe spërkaten me galetë
të fërguar. Futen në furrë të nxehtë me temperaturë
220 gradë C, për t'u pjekur 10 minuta. Mund të shërbehen si paragjellë e nxehtë ose e ftohur me kaçkavall,
proshutë, qepë të reja dhe sallatë të gjelbër
(Kosova Sot)