Receta e Cekës: Turshi e jashtëzakonshme

  • 19 March 2019 - 08:45
Receta e Cekës: Turshi e jashtëzakonshme

PËRBËRËSIT:
2 kg tranguj të vegjël,
2 kg speca të verdhë mishtakë,
2 kg domate të verdha,
3 mollë,
2 kalaveshë rrushi të bardhë,
1 kalavesh rrush hamburg,
majdanoz,
disa fletë selinoje,
1 rrënjë e gjatë rrikë,
2-3 tuba rrepka të kuqe,
disa kokrra piper,
sipas dëshirës disa feferona.
PËR TURSHI PREFEROHET KJO SHËLLIR:
4 lit ujë të vluar me 8 lugë kripë,
6 lugë sheqer,
7 dcl uthull molle,
10 gr mbrojtës vere.
Në kavanoza 2-3 litërsh, të sterilizuar në furrë, radhiten të gjitha perimet dhe pemët e shënuara
më lartë. Fletët e majdanozit dhe të selinos vendosen
skajeve , në mënyrë që kavanozat të marrin
një pamje atraktive. Me shëllirë të ftohur mbushen
kavanozat dhe mbyllen përkohësisht, për të
parë mos nevojitet të shtohet ende shëllirë. Të nesërmen mbyllen kavanozat mirë dhe vendosen
në vend të ftohtë gjer në përdorim.

(Kosova Sot)