Reçeta e Cekës: Kifle të ëmbla

  • 22 March 2019 - 10:54
Reçeta e Cekës: Kifle të ëmbla

PËRBËRËSIT:
• 4 filxh. k. vaj,
• 2 filxh. k. verë e bardhë ose birrë,
• lëvore e 1 limonit,
• afro 700 gr. miell,
• 1 pluhur paste,
• 30 gr. arra të grimcuara,
• 30 gr. arra të bluara.
SHERBETI:
• 250 gr. sheqer,
• 2 q. sheqer vanilje,
• 1 gotë ujë.
Në përzierje vaji dhe birre, hidhet mielli i përzier me
pluhur paste dhe lëvore limoni. Brumi i butë ngjishet
mirë. Ndahet në 5 pjesë të cilat rrihen në tavolinë duke
i gjuajtur për tavoline nga 50 herë. Brumi i rrahur
hapet në madhësi të një pjate dhe pritet në tetë pjesë.
Në çdo kifle vihet nga një lugë e vogël arra të grimcuara dhe mbështillet në formë roleje. Njëlloj veprohet
me pjesët e tjera të brumit. Radhiten në tepsi të lyer me
yndyrë, në 4 radhë nga 10 kifle. Piqen në furrë me
temp., 180 gradë C gjersa të fillojë një skuqje e lehtë.
Sherbeti përgatitet me 250 gr. sheqer dhe një gotë ujë e
dy van. sh. Pasi të vlojë 2-3 min. largohet sherbeti nga
zjarri dhe me lugë hidhet mbi çdo kifle të vakët. Mbi
hidhen arra të bluara.

(Kosova Sot)