Receta e Cekës: Roladë me spinaq

  • 16 April 2019 - 18:24
Receta e Cekës: Roladë me spinaq

PËRBËRËSIT:


• 2 gota qumësht,
• 1 filxhan të kafës vaj ose margarinë të shkrirë,
• 1, 5 gotë miell,
• 4 kokrra vezë, kripë,
• 300 gr spinaq,
• 200 gr. ajkë, 200 gr. djath.


Qumështi dhe vaji posa të marrin valë, hidhet mielli e
kripa. Brumi tundet me mikser dhe zien duke e përzier me
lugë druri vazhdimisht, gjersa të shkëputet lehtë nga ena.
Pasi të ftohet masa, i shtohen vezët një nga një duke e tundur brumin me mikser. Shtohet spinaqi dhe përzierja vazhdon gjersa të krijohet një masë e trashë e njëllojtë në formë
kremi dhe pak elastike. Brumi shtrihet në tepsi të shtruar
me letër pergamenti, ose letër të lyer me vaj dhe futet në
furrë të nxeht nëe temperaturë 200 gradë C. Sa të marrë
një ngjyrë të kuqërremtë, largohet nga furra dhe përmbyset
në pecetë të lagur. Pasi të ftohet, lyhet me ajkë e djathë të
thërmuar dhe në mënyrë të ngjeshur, mbështillet në
roladë. Mbështillet me folie, ftohet, pastaj pritet dhe shërbehet.

(Kosova Sot)