Receta e Cekës: Roladë me kërpurdha

  • 14 prill 2019 - 18:11
Receta e Cekës: Roladë me kërpurdha

150 gr miell, 2. 5 dcl ujë, 100 gr gjalpë, 4 vezë.

MBUSHJA:

1 qepë, 500 gr kërpudha, 2 dcl ajkë të thartë, 3 vezë të ziera 10 minuta, kripë, piper, erëza sipas shijes.

Në yndyrë të nxehtë fërgohet qepa gjersa të zbutet. Shtohen kërpudhat e prera në copa të vogla ose rrathë. Hidhen kripë, piper dhe mëlmesa.

Në enë të mbuluar zihen kërpudhat 10-15 minuta. Pasi të ftohen, shtohen ajka dhe vezët e ziera e të kaluara në rende. Përgatitet brumi duke vluar ujin me gjalpë dhe pak kripë. Largohet ena nga zjarri dhe në të gradualisht hidhet mielli me sodë, duke e përzier me lugë druri. Kthehet ena në zjarr të ulët, përzihet vazhdimisht, gjersa të shkëputet brumi nga luga dhe ena. Pasi të ftohet, shtohen vezët një nga një duke rrahur brumin me lugë ose mikser, gjersa të krijohet një masë e njëllojtë.

Brumi rrafshohet në tepsi katrore të shtruar me letër të yndyrshme dhe futet në furrë të nxehtë me temperaturë 200 gradë Celsius. Pasi të piqet, përmbyset në letër të yndyrshme.

Brumi i nxehtë lyhet me mbushjen e përgatitur dhe mbështillet në roladë. Pasi të ftohet, lyhet me ajkë dhe pritet në trashësi prej 2 centimetrash. 

(Kosova Sot)