Reçeta e Cekës: Mazë e pjekur

  • 30 mars 2019 - 09:10
Reçeta e Cekës: Mazë e pjekur

PËRBËRËSIT:
• 1 litër qumësht,
• 1/4 kg miell misri,
• 2 vezë,
• 100 gr gjalpë,
• 1/2 kg mazë ose djathë i yndyrshëm,
• kripë sipas nevojës.
Në qumësht të valë, hidhet mielli gradualish duke e
përzier, që të mos mbesin kokrriza mielli. Largohet nga
zjarri dhe pasi të ftohet pak, shtohen gjalpi dhe vezët e
tundura në shkumë të dendur. Masa e përzier mirë,
derdhet në tepsi të lyer me yndyrë, mbi i hidhet maza
e shkrirë ose djathi në rende dhe futet në furrë me temperaturë 200 gradë C për t’u pjekur për 30 minuta.
Maza pritet në katrorë dhe shërbehet e nxehtë me kos,
speca të mbushur me gjizë, djath etj

(Kosova Sot)