Receta e Cekës: Banane në flakë

  • 29 April 2019 - 17:40
Receta e Cekës: Banane në flakë

Përbërësit:

• 4 banane,
• 100 gr çokollatë qumështi,
• 1 dcl qumësht,
• pak gjalpë,
• kanellë,
• krem të rrahur.

Bananet e qëruara priten për së gjati dhe fërgohen pak në gjalpë të nxehtë. Mbi banane të nxehta derdhet konjaku i nxehtë dhe ndizet flakë.

Bananet vendosen në pjatë ku do të shërbehen, mbi hidhet çokollatë e shkrirë në qumësht dhe shërbehen të zbukuruara me krem të rrahur.

Nëse kombinohet edhe me akullore, shërbehet në çast. Variant: Për 1 banane 1 lugë sheqer. Sheqeri hidhet në fëltere dhe sa të filloj të shkrihet dhe ta ndërrojë ngjyrën, hidhen bananet.

Fërgohen në karamel sheqeri. Hidhet konjak ose rum, ndizet flakë, pastaj shërbehen si më lartë.

(Kosova Sot)