Reçeta e Cekës: Fruta deti të përziera

  • 08 April 2019 - 09:41
Reçeta e Cekës: Fruta deti të përziera

PËRBËRËSIT:
kallamar të prerë në copëza, midhje, karkaleca, copëza
peshku, 1 qepë, 1 karrotë, 1 rrënjë selinoje, 1/2 kungulleshkë, 1 spec, 5 lugë vaj ulliri, 1 gotë verë e bardhë, disa
fletë borziloku, kopër ose majdanoz, 2 lugë rrush të terur të
bardhë, lëng limoni, kripë, piper.
Qepa e grirë hollë, karrota e selinoja të prera na rrathë dhe
speci, fërgohen në vaj ulliri 5 min. Hidhet vera, kopra ose majdanozi dhe ziejnë 10 min. pastaj shtohet supa, frutat e detit.
Të gjitha zihen së bashku edhe 25 min. Sipër hidhen rrushi,
arrat e grimcuara, lëngu i limonit dhe vazhdon zierja edhe 5
min. Shërbehet e nxehtë e zbukuruar me fletë borziloku.
Frutat e përgaditur në këtë mënyrë, mund të përzihen me
pilaf dhe të shërbehen të nxehta.