Këshilla e Cekës: Djath sharri

  • 22 maj 2019 - 09:22
Këshilla e Cekës: Djath sharri

Djathi ndahet me duar në copa të holla dhe vendoset në tavolin 12 orë.

Kthehet në anën e kundërt për të qëndruar edhe 12 orë. Djathi merrë një ngjyrë të verdhë. Laget nga pak me ujë dhe rradhitet në enë ku do të konzervohet, duke e rrasur mirë dhe çdo rradhë duke e kriposur me kripë të trashë. Aty këtu vendosen nga disa fije kopërze.

Ena mbyllet përkohë- sisht 3 ditë. Zihet shëllira mjaft e njelmët, e për të provuar njelmësin, pasi të largohet nga zjarri, hidhet një vezë. Nëse ajo qëndron në sipërfaqe, shëllira është me njelmësi të duhur. Pasi të ftohet, hidhet mbi djath të kriposur dhe të shtypur mirë. Ena mbyllet dhe vendoset në vend të freskët gjer në përdorim. 

(Kosova Sot Online)