Receta e Cekës - Hallëv Kosove

  • 31 maj 2019 - 17:45
Receta e Cekës - Hallëv Kosove

PËRBËRËSIT:

• 250 gr margarinë, •400 gr miell, •250 gr sheqer, •sheqer vanilje. Në margarinë të shkrirë, hidhet gradualisht mielli duke e përzier me lugë druri.

Në zjarrë të ulët fërgohet mielli gjatë,gjersa të marrë një ngjyrë të kafenjtë të çelë. Duke e përzier vazhdimisht,derdhet ujë gjersa të laget fërgesa. Hidhet sheqeri dhe gradualisht shtohet ujë duke e përzier vazhdimisht,gjersa të arrihet trashësia e dëshiruar.

Nëse ka nevojë,i shtohet sheqer. Hallva fërgohet gjersa të shkëputet nga luga dhe ena. Sipas dëshirës i shtohen arra të bluara ose të grimcuara. Hallva përgaditet edhe me miell misri ose ermik,në raport ½ miell misri me ½ miell gruri,ose edhe vetëm me miell misri. Procedura e përgaditjes është e njëjtë sikurse hallva me miell gruri.

(Kosova Sot Online)