Receta e Cekes: Reçel me manaferra

  • 21 korrik 2019 - 15:03
Receta e Cekes: Reçel me manaferra

PËRBËRËSIT:

• 1 kg manaferra, • 1 ½ kg sheqer. Manaferrat lahen mirë dhe kullohen. Në enë ku do të zihet reçeli, hidhet një rradhë manaferra, pastaj sheqer, manaferra sheqer dhe kështu gjersa të hargjohen manaferrat të cilat duhet mbuluar me sheqer.

Ena shkundet, mbulohet dhe pas 12 orë zihet reqeli gjersa të trashet. Largohet nga zjarri, mbulohet me pecetë të lagur dhe pas 12 orë vendoset në kavanozë të sterilizuar. Në të njejtën mënyrë zihet edhe reçeli i mjedhrave.

(Kosova Sot Online)