Receta e Cekës: Sarma me fletë seklle

  • 03 qershor 2019 - 12:47
Receta e Cekës: Sarma me fletë seklle

PËRBËRËSIT:
20 fletë seklle për mbushje, 300 gr mish të bluar, 2 qepë, 150 gr oriz, 1 vezë, 2 lugë gjalpë, specall, kripë, piper. Në masën e qepës së fërguar, shtohen specall,mish, oriz i larë, kripë, piper dhe vezë e tundur. Kjo masë përzihet mirë, kurse ndërkohë sekllat pastrohen nga bishtat, lahen dhe përvëlohen me ujë të valë me 1 lugë uthull.


Mbulohen dhe ashtu qëndrojnë 10 minuta. Kullohen dhe, pasi të ftohen, shtrihen në shuplakë të dorës, vihet nga një lugë yç dhe sarmatë mbështillen në role , si çdo sarma tjetër. Radhiten në dy radhë, në tenxhere të shtruar me disa fletë sekllash, ku dhe mbulohen me to.

U shtohet pak ujë dhe zihen në zjarr të lehtë ½ ore.Pastaj sarmatë vihen në enë ku do të shërbehen dhe  futen në furrë që të piqen edhe 20 minuta. Sarmatë shërbehen me kos të trashë ose ajkë.

(Kosova Sot Online)