Receta e Cekës - Oblandë e mbushur me pemë të thara

  • 16 qershor 2019 - 08:25
Receta e Cekës - Oblandë e mbushur me pemë të thara

P Ë R B Ë R Ë S I T :

1 fletë oblande, 100 gr zhele bonbone, 100 gr bajame, 150 gr biskota, 1 lugë marmelatë, 1 e bardhë veze, 100 gr rrush të tharë, 150 gr margarinë, lëng pemësh. 

Oblanda mbështillet në pecetë të lagur që të zbutet. Pemët e thara, bajamet dhe zhele bonbonet priten imët. Biskotat grimcohen dhe ulen në lëng pemësh. Këto të gjitha lidhen me marmelatë dhe vezë. Margarina e zbutur tundet mirë dhe bashkohet me masën e përgatitur. Të gjitha derdhen në oblandë të zbutur dhe mbështillet në roladë. Pasi të ftohet mirë, pritet në afro 25 copë. 

(Kosova Sot Online)