Receta e Cekës: Torta Flutur

  • 02 September 2019 - 14:58
Receta e Cekës: Torta Flutur

PËRBËRËSIT PËR PATISHPAN:

6 vezë, 6 lugë sheqer, 6 lugë miell, lëvore limoni.

KREMI:

3 dcl ajkë e ëmbël, 1 kg. dredhëza. Tunden vezët me sheqer. Mielli me lëvore limoni hidhet gradualisht, duke e përzier me lugë. Në kallëp për tortë të shtruar me letër ose të lyer me yndyrë e të përmillur, derdhet brumi i përgaditur dhe futet në furë të nxehtë me temp. 170 gradë C për t’u pjekur për afro 40 min. Në ndërkohë tundet ajka. Shtohen dredhëzat e shtypura(ndahen disa për zbukurim) dhe masa përzihet mirë.

 

Pasi të ftohet torta pritet horizontalisht, pastaj përgjysëm vertikalisht. Skaji nga njëra dhe tjetra anë pritet 2 cm. Bashkohen skajet duke i dhënë formën e fluturës. Koret spërkaten me pak lëng pemësh me dy lugë rum ose qumësht. Lyhet me kremin e përgaditur. Mbulohet me dy koret. Lyhet anash dhe mbi me krem. Pjesët e prera ngjiten poshtë dhe lartë në formë të brirësh dhe bishti. Zbukurohet sipas dëshirës

(Kosova Sot Online)