Reçeta e Cekës: Omletë me mollë

  • 21 June 2019 - 11:47
Reçeta e Cekës: Omletë me mollë

Përbërësit:

• 4 mollë,
• 2 lugë sheqer,
• 1 lugëz kanellë,
• lëngu i gjysmë limonit,
• 1 dcl rum,
• 4 vezë,
• 1/4 litra ujë,
• pak kripë,
• 1 lugë sheqer,
• 4 lugë vaj ulliri ose 2 lugë margarinë,
• 2 lugë miell.

Përgatitja:

Mollët qërohen, u largohen farat dhe priten në rrathë.Përzihen rumi, lëngu i limonit, sheqeri, kanella dhe në
të futen mollët. Përzihen me kujdes kohë pas kohe 10 minuta. Ndërkohë tundet të verdhët e vezëve. Shtohen
uji, kripa dhe mielli. Të bardhët e vezëve tundet në trajtë bore të dendur me 1 lugë sheqer dhe shtohen në masën e brumit, duke i përzier me lugë, gjersa të bëhet masë e njëllojtë. Për çdo omëletë nxehet nga pak yndyrë dhe në tigan tefloni hidhet nga masa e përgatitur. Mbi vendosen rrathët e mollëve. Omëletat piqen nga të dyja anët.Shërbehen me përzierjen e sheqerit,rumit, kanellës dhe kësaj i shtohet kafe ose neskafe.

(Kosova Sot)