Receta e Cekës: Mish Keci në tavë

  • 08 July 2019 - 18:16
Receta e Cekës: Mish Keci në tavë

Përbërësit: 

1 kg mish nga brinjët,
• 4 qepë,
• 2 karota,
• 2 speca,
• 2 domate,
• 2-3 lugë pure domatesh,
• 1 tubë majdanoz,
• 2 dcl verë e bardhë,
• fletë dafine,
kripë,
piper.


Pritet qepa dhe vihet të fërgohet në yndyrë. Hidhet pak kripë. Shtohen mishi Ii prerë në copa racioni, karota e prerë në rrathë, speci i pastruar nga farat dhe i prerë në copa. Domatet qërohen, priten në kubikë të vegjël dhe i shtohen masës së mishit. Shtohen edhe artikujt e tjerë, rregullohet me kripë e piper dhe, sapo të marrë një valë, masa derdhet në tavë. Hidhet verë dhe tava futet në furrë të nxehtë me temperaturë 200 gradë C për t'u pjekur për 1. 1/2 orë.

(Kosova Sot Online)