Receta e Cekës: Bamje me mish qengji

  • 10 July 2019 - 18:12
Receta e Cekës: Bamje me mish qengji

PËRBËRËSIT:


• 1 kg mish qengji,
• 1 kg bamje,
• 4 lugë vaj ulliri ose 2 lugë gjalpë,
• 2 qepë,
• 3 domate,
• kripë, piper,
• pak lëng limoni ose uthull,
• majdanoz, fletë dafine.


Bamjet pastrohen, u pritet bishti në formë konike,
spërkaten me lëng limoni, kripë dhe lihen sa të zbuten
pak. Ndërkohë, fërgohen qepët e grira imët së bashku
me mishin e copëtuar në copa madhësish të dëshiruara. Shtohet pak salcë domatesh ose një domate e
qëruar dhe e prerë imët. Pasi të jenë fërguar të gjitha, u
hidhet kripë, piper, fletë dafine dhe me kapak të mbyllur e në zjarr të ulët, mishi zihet ½ ore. Bamjet shpërlahen, kullohen mirë dhe fërgohen pak në yndyrë të
nxehtë. Në enë qelqi, në të cilën do të shërbehet gjella,
shtrohen domatet, të prera në feta, e rreth e përqark
enës, rreshtohen bamjet me bisht anash e majat në
mes, duke e spërkatur çdo rresht me piper dhe majdanoz të grirë hollë. Në mes të enës, në vendin e
zbrazët pa bamje, hidhet mishi i përgatitur së bashku
me qepët. Mbi të gjitha vihet një pjatë e cekët në
mënyrë që ato të ruajnë formën gjatë zierjes dhe pastaj
mbulohen me kapak. Gjella futet në furrë të nxehtë
me temperaturë 200 gradë C dhe piqet gjersa të jetë
zbutur mishi.

(Kosova Sot Online)