Receta e Cekës: Musaka me kërpurdha

  • 05 October 2019 - 14:50
Receta e Cekës: Musaka me kërpurdha

Përbërësit:

250 gr oriz,

400 gr kërpudha,

2 vezë,

1 gotë ajkë,

50 gr vaj,

1 qepë e madhe,

kripë,

piper,

1 tubë majdanoz.

Në yndyrë fërgohet qepa e grirë hollë gjersa të zverdhet. Shtohen kërpudhat e lara, të prera në rrathë, kriposen dhe vlohen në zjarr të ulët gjersa të avullojë lëngu. Ndërkohë zihet orizi në mjaft ujë të njëlmët 10 minuta, pastaj kullohet, shpërlahet me ujë të vakët dhe prapë kullohet mirë . Në enë qelqi të lyer me yndyrë, shtrohet gjysma e orizit të zier, hidhet pak piper, mbi radhiten kërpudhat të cilave u hidhet majdanozi i grirë dhe mbulohet me pjesën tjetër të orizit. Vezët tunden me ajkë, kriposen pak dhe derdhen mbi musaka. Piqet në furrë me temperaturë 200 gradë C gjersa të skuqet.

(Kosova Sot Online)