Receta e Cekës: Pitalka të mbushura

  • 22 August 2019 - 14:50
Receta e Cekës: Pitalka të mbushura

Përbërësit:

Miell, maja, kripë, djathë ose gjizë, vezë, pak gjalpë.

Përgatitet brumi me miell, maja, kripë, sikurse brumi i bukëve të vogla mrume. Ena vendoset në vend të ngrohtë që të vijë brumi(të dyfishohet) për 1-2 orë. Nga brumi i përgaditur hidhet me lugë në tavolinë të përmillur, pastaj kuleçët ngjeshen sa mos të ngjitet brumi për duar.

Hollohen, vendosen në tepsi të lyer me yndyrë dhe të mbuluara qëndrojnë në vend të ngrohtë edhe 20 minuta. Vezët tunden, u shtohet djathi i troshitur dhe mëlmesa sipas dëshirës. Hapen në mes pak dhe nga masa e përgatitur e djathit, qiten nga dy-tri lugë, u hidhet susam ose farza të zeza, pastaj futen për t’u pjekur në furrë të nxehtë me temperaturë 200 gradë C për 15 minuta.

Shërbehen të nxehta. Mbi pitalka mund të hidhet mish i bluar i fërguar me qepë dhe mëlmesa, suxhuk i prerë në rrathë ose lagen me ujë e hidhen farëza. Shërbehen të nxehta. 

(Kosova Sot Online)