Receta e Cekës: Sallatë nga patatet

  • 26 gusht 2019 - 14:47
Receta e Cekës: Sallatë nga patatet

PËRBËRËSIT:


 1 kg patate,
 1 kokë sallatë e gjelbër,
 3 vezë,
 2 dcl ajkë të përzier me pak ujë,
 2-3 lugë majonezë,
 1 lugë e vogël mustardë, lëngu gjysmë limonit. 

Patatet lahen, të paqëruara zihen në ujë të njelmët. Qërohen dhe priten në copa të vogla. Zihen vezët dhe priten në katrorë të vegjël. Sallata e gjelbër pritet imët. Të gjithë përbërësit e prerë bashkohen me ajkë , majonezë, mustardë dhe lëng limoni. Përzihen me kujdesë dhe shërbehen me peshk ose mish të pjekur. 

(Kosova Sot Online)