Receta e Cekës: Kryelanë misri me hithra

  • 28 August 2019 - 08:29
Receta e Cekës: Kryelanë misri me hithra

Përbërësit:
1 gotë miell gruri,
2 gota miell misri,
1 gotë vaj,
1/2 litër qumësht,
200 gr djathë,
4 vezë,
kripë,
1 pluhur paste,
hithra të reja.
Hithrat pastrohen, përvëlohen dhe priten imët. Vezët
tunden, shtohen vaji dhe qumështi. Hidhet mielli i
përzier me pluhur paste.

Kësaj mase i shtohen hithrat,
djathi i troshitur, përzihet mirë dhe hidhet në tepsi të
lyer me yndyrë dhe të nxehur mirë. Piqet në furrë të
nxehtë për afro ½ ore.

Brumi duhet të jetë sadopak i
hollë, sepse mielli i misrit e thith lagështirën. Në vend
të hithrave, mund të përdoret spinaqi. Në këtë rast nuk
duhet të zihet spinaqi, por vetëm të kullohet mirë, të
kriposet dhe t’i shtohet masës.

(Kosova Sot Online)