Receta e Cekës: Pinxhur

  • 30 August 2019 - 08:49
Receta e Cekës: Pinxhur

Përbërësit:

3 kg speca mishtakë, 1. 5 kg domate të pjekura mirë dhe të shëndosha, 1. 5 kg patëllxhanë, 100 gr hudhra, 1/4 lit vaj, kripë.

Specat pastrohen nga farat, piqen dhe qërohen. Edhe patëllxhanët piqen dhe qërohen. Priten imët specat e patëllxhanët dhe bashkohen me domate të qëruara, të grira në kubikë të vegjël e hudhra të shtypura. Në tenxhere të madhe me fund masiv, nxehet vaji dhe në të hidhen perimet e prera. Masa zihet gjersa të trashet dhe të avullojë lëngu. Përzihet kohë pas kohe, që të mos ngjitet.

Pinxhuri mund të piqet edhe në furrë duke e përzier kohë pas kohe. Kriposet dhe, nëse dëshirohet pinxhur djegës, i shtohen disa feferona. Shtohet majdanozi i prerë imët, përzihet dhe pinxhuri i valë derdhet në kavanoza të nxehtë. Kavanozat futen në furrë të nxehtë që të formohet një rreshkë dhe pastaj mbyllen me celofan e pasi të ftohen, vendosen në vend të ftohtë.

(Kosova Sot Online)