Receta e Cekës: Bërxolla pule me susam

  • 06 September 2019 - 09:22
Receta e Cekës: Bërxolla pule me susam

Përbërësit:

• 8 bërxolla mishi të bardhë pule, • 3 vezë, • 50 gr galetë, • 50 gr susam, • pak miell, • 500 gr patate ose kërpudha, • vaj për fërgim, • 200 gr ajkë, • 200 gr majonezë, • 200 gr tranguj turshi, • majdanoz të grirë hollë, • kripë, piper.

Pëgaditja:

Trangujt priten imët. Shtohet majonezë, ajka e thartë dhe majdanozi i grirë. Kriposet sipas shijes dhe përzihet mirë. Bërxollat rrihen me rrahëse kuzhine dhe kriposen. Patatet qërohen dhe priten në rrathë ose shkopinj. Në fritezë me vaj të nxehtë, fërgohen patatet, pastaj kriposen. Bërxollat kalohen në miell, në vezë të tundura, pastaj në galetë të përzier me susam. Fërgohen në fritezë në vaj të nxehtë, gjersa të skuqen nga të dyja anët. Bërxollat vendosen në fletë sallate të gjelbër të shoqëruara me kërpudha në ajkë ose patate të fërguara. Pjata zbukurohet me rrathë portokalli, limoni dhe ullinj të mbushur. Në mënyrë të veçantë shërbehet sallata me tranguj.

(Kosova Sot Online)