Receta e Cekes: Kapama peshku

  • 14 October 2019 - 14:48
 Receta e Cekes: Kapama peshku

PËRBËRËSIT:

• 1 peshk afro 2 kg, • 1 qepë, • 2 domate, • 1 dcl vaj, • disa thelpinj hudhre, • 2 lugë uthull, • kripë, piper, specall, • 3-4 fletë dafine, • majdanoz të grirë hollë dhe disa fletë për zbukurim, • 1 gotë birrë ose ujë, • lëng limoni.

Peshku pastrohet nga luspat dhe brendia. I priten koka, bishti, krahët, lahet me shumë ujë, pritet në disa pjesë, por jo deri në fund dhe vendoset në enë ku do të piqet. Kriposet nga të gjitha anët, i hidhet lëng limoni, pastaj i hidhen pak vaj dhe nga një thelb hudhër në mes të pjesëve të prera. I marinuar qëndron afro një orë.

Nxehet furra në 250 gradë C dhe sa të futet në furrë, ulet temperatura në 200 gradë C . Piqet 10 minuta. Ndërkohë fërgohet qepa gjersa të zverdhet, i shtohet mielli, përzihet pak, pastaj shtohen domatet e qëruara dhe të kaluara në rende ose salcë domatesh, kripë, piper, pak sheqer, uthull, ujë dhe fletë dafine.

Sa të marrë valë, hidhet mbi peshk dhe ena prapë futet në furrë të nxehtë për t'u pjekur për 15-20 minuta. Mbi hidhet majdanoz i imët dhe zbukurohet me fletë majdanozi ose dafine.

(Kosova Sot Online)