Receta e Cekës: Kotëletë viçi

  • 16 September 2019 - 15:55
Receta e Cekës: Kotëletë viçi

PËRBËRËSIT:

• 8-10 kotëleta të prera viçi 

• 3 lugë vaj 

• 1 dcl supë, • 3 domate 

• 100 gr kërpudha

• kripë, piper majdanoz.

Kotëletat kriporen, u hidhen piper dhe vaj. Përzihen mirë dhe ena mbulohet në mënyrë që kotëletat të marinohen për 1-2 orë. Furra kyçet në 200 gradë C. Në tigan të nxehur mirë, fërgohen kotëletat nga të dyja anët nga 3-4 minuta, pastaj vendosen në enë ku do të piqen dhe futen në furrë të nxehtë për t’u pjekur edhe 10 minuta.



Ndërkohë në lëngun e lëshuar nga skuqja, shtohet një lugë zhele nga rrushi i serezit dhe përzihet vazhdimisht gjersa të shkrihet. Kësaj mase i shtohen domatet e qëruara dhe të prera në copa. Shtohen edhe kërpudhat dhe zihen gjersa të jenë zbutur. Masa e përgatitur hidhet mbi mish dhe shërbehet e nxehtë me perime të ziera ose pomfri.

(Kosova Sot Online)