Receta e Cekës: Ëmbëlsirë me hurma

  • 20 tetor 2019 - 14:50
Receta e Cekës: Ëmbëlsirë me hurma

PËRBËRËSIT;


400 gr hurma të pastruara nga farat,
250 gr arra të bluara,
250 gr rrush të thatë,
1 dcl rum,
100 gr sheqer pluhur,
4 lugë lëng portokalli, lëvore portokalli e kaluar në rende.
Rrushi ulet në rum ½ ore.

Hurmat e pastruara bluhen.
Hidhet sheqer dhe pastaj 4 lugë lëng portokalli.


Shtohet rrushi, 200 gr arra të bluara, lëvore portokalli
dhe masa përzihet mirë. Në folie në formë
katërkëndëshi hidhen arra të bluara dhe masa e përgatitur vihet për së gjati duke ia dhënë formën e sallamit ose kulmit.

Nga ky brumë mund të bëhen edhe gogla, të cilat kalohen në arra të bluara.

Në pjatë, ku do të shërbehen, në mes vendoset sallami i prerë në
thela, kurse anash goglat.

Mund të zbukurohet me zhele bonbone. Ëmbëlsira shërbehet me shampanjë
ose kafe.

(Kosova Sot Online)