Receta e Cekës: Keks tortë

  • 24 October 2019 - 09:47
Receta e Cekës: Keks tortë

Përbërësit:

250 gr margarinë të zbutur, 150 gr sheqer pluhur, 200 gr çokollatë, 100 gr arra të bluara, 4 të verdha vezësh, 6 lugë miell, 1/2 lit qumësht, 1/2 kg biskota, 2 lugë sheqer dhe qumësht. 
 

Në qumësht të nxehtë hidhen vezët e tundura me miell e sheqer. Përzihet masa vazhdimisht me lugë ose mikser gjersa të vlohet dhe të trashet. Veçan tunden margarina e zbutur me 150 gr sheqer pluhur. Shtohen çokollata e shkrirë dhe arrat e bluara (ndahen 3-4 lugë). Të dy masat bashkohen dhe tunden me mikser gjersa të bëhet një masë homogjene. Me kremin e përgatitur lyhen radhë-radhë biskotat e ulura në qumësht të vakët me sheqer. Torta lyhet mbi dhe anash me të njëjtin krem. Mbi i hidhen arra të bluara dhe zbukurohet sipas shijes. Pasi të ftohet mirë, pritet në katrorë. 

(Kosova Sot Online)