Receta e Cekës: Makarona me salcë hudhrash

  • 04 November 2019 - 14:53
Receta e Cekës: Makarona me salcë hudhrash

Përbërësit:

400 gr makarona, 3-4 lugë vaj ulliri, 2 lugë miell, 5-6 thelpinj hudhre, 350 gr domate, rigon, kripë. Domatet qërohen, priten në kubikë të vegjël dhe në vaj të nxehtë, fërgohen 15 minuta, pastaj hidhen kripë, piper dhe rigon. 

Përgatitja:

Në vaj të nxehtë fërgohet mielli gjersa të marrë ngjyrë të verdhë. Shtohen hudhrat e shtypura dhe sa të përzihen 2-3 herë, shtohet 1 gotë supë katrorke. Ndërkohë, makaronat zihen në mjaft ujë me pak kripë. Kullohen, shpërlahen dhe derdhen në enë ku do të shërbehen. Mbi u hidhet masa e hudhrave dhe domatet e ziera. Përzihen të gjitha dhe shërbehen të nxehta.

(Kosova sot Online)