Kofshë pule të mbushura

  • 08 November 2019 - 15:23
Kofshë pule të mbushura

PËRBËRËSIT:

• 4 kofshë, • 50 gr kaçkavall, • 4 karota, • 50 gr dhjamë ose proshutë, • 50 gr ullinj, • 2 domate, • majdanoz, kripë, piper hudhër e shtypur.

Karotat zihen 10 minuta. Kofshët pastrohen nga ashti. Kriporen dhe piperosen. Domatet qërohen, pastrohen nga farat dhe priten në copëza. Shtohen gjysma e ullinjve të pastruar nga farat dhe të prerë imët, hudhra, majdanozi i prerë imët, djathi i kaluar në rende dhe të gjitha përzihen mirë. Mbushen kofshët me masën e përgatitur dhe mbyllen me rrëmojësa ose qepen me penj.

4 karota gjysmë të ziera mbështillen me dhjamë të tymosur ose proshutë. Kofshët dhe karotat vendosen në enë qelqi të rezistuar në zjarr, hidhen vaj, pak ujë dhe futen për t'u pjekur 50 minuta në furrë të nxehtë me temperaturë 220 gradë Celsius. Shërbehen me mbushjen, karota ose perime sipas dëshirës dhe sallatë stine.

(Kosova Sot Online)