Receta e Cekes: Mëlçi të fërguara

  • 09 November 2019 - 14:53
Receta e Cekes: Mëlçi të fërguara

PËRBËRËSIT:

• 4 copa mëlçi të prera hollë, • 2 qepë, perime të përziera (oriz, misër, bizele) • 1 spec i kuq i prerë imët, • karotë e prerë në katrorë të vegjël, • 1 tubë majdanoz, • 100 g gjalpë, vaj për fërgim, kripë, piper. Në një tenxhere me ujë të nxehtë me kripë, zihen të gjitha perimet për 15 minuta. Qepa pritet në rrathë dhe vihet të fërgohet në gjalpë të nxehtë. Hidhet kripë dhe mbulohet me kapak gjersa të zbutet. Përzihet kohë pas kohe. Shtohet majdanozi i prerë imët.

Mëlçitë përmillen vetëm nga njëra anë dhe fillimisht fërgohen në vaj të nxehtë nga ana e përmillur, pastaj skuqen edhe në anën tjetër. Në mes të pjatës, ku do të shërbehen, derdhen perimet, përreth mëlçitë të cilat kriposen pasi të vendosen në pjatë, kurse mbi to qepët me majdanozi. Zbukurohen me trëndafil domateje dhe shërbehen me verë të zezë.

(Kosova Sot Online)