Receta e Cekës: Sallatë me rrënjë perimesh

  • 14 November 2019 - 15:06
Receta e Cekës: Sallatë me rrënjë perimesh

PËRBËRËSIT:

• 2-3 karota, • 1 rrënjë selinoje, • 1 rrepë e bardhë, • rrepka të kuqe, • majdanoz, vaj, kripë, • lëng limoni. Një karotë e hollë zihet 10 minuta, kullohet dhe ftohet. Rrepa e bardhë shpohet në mes dhe futet karota. Në enë të vogël zihet në ujë me pak kripë dhe uthull.

Ndërkohë karotat kalohen në rende, kriposen, hidhen lëng limoni, vaj ulliri dhe hudhër e shtypur. Selinoja kalohet në rende, i hidhen lëng limoni, vaj ulliri dhe majdanoz i grirë hollë. Rrepa e zier pritet në rrathë, spërkatet me vaj dhe vendoset në mes të pjatës. Përreth, nga njëra anë vihen karotat, kurse në anën tjetër selinoja. Sallata zbukurohet me majdanoz të grirë hollë dhe me rrepka të kuqe.

(Kosova Sot Online)