Receta e Cekës - Petulla me mollë

  • 30 nëntor 2019 - 14:36
Receta e Cekës - Petulla me mollë

PËRBËRËSIT:

14 lugë miell, 1 gotë jogurt, 2 vezë, 1/2 qeskë pluhur paste, 2 mollë të tharta, sheqer vanilje, sheqer pluhur, vaj për fërgim. Nga mielli, vezët, jogurti dhe pluhuri për pastë, përgatitet një brumë më i trashë se për palëpetë. Mollët qërohen dhe kalohen në rende nga pjesa e rrallë dhe hidhen në brumë. Me lugë, e cila më parë futet në yndyrë të nxehtë, hidhen petullat në yndyrë dhe fërgohen nga të dyja anët. Petullat e skuqura nxirren me lugë të shpuar, kullohen në letër kuzhine, pastaj kalohen në sheqer pluhur të përzier me vanilje dhe shërbehen të nxehta. 

(Kosova Sot Online)