Receta e Cekës: Papaz jahni turke

  • 31 December 2019 - 13:30
Receta e Cekës: Papaz jahni turke

PËRBËRËSIT:

1 kg mish viçi i yndyrshëm, 1 kg qepë, 7 kokë hudhre, 2 karota, 1 tubë majdanoz, 4-5 patate, 150 gr gjalpë, kripë, piper, specall, 2-3 lugë uthull.

Mishi pritet në copa, kriposet, i hidhen piper dhe specall, përzihet mirë dhe qëndron gjersa të përgatiten perimet. Në yndyrë të nxehtë hidhen mepët e grira që të fërgohen pak. Hidhen specall, mpiper kokërr dhe të bluar. Në masën e qepëve shtohen hudhrat e tëra, të pastruara vetëm nga fletët e sipërme, karotat e prera në rrathë, patatet e qëruara të prera në katër pjesë, mishi i mkriposur, majdanozi, uthulla, vegeta, 1 fletë dafine dhe të gjitha përzihen mirë. Perimet me mishin epërgatitur, derdhen në tavë dheu ku do të piqen. Hidhet pak ujë i vakët, ena mbulohet, futet në furrë të nxehur mirë, pas 20 minutash ulet temperatura dhe në zjarr të ulët piqet për afro 2-3 orë gjersa të shteret lëngu dhe të zbutet mishi. Papaz jahnia shërbehet në tavë ku edhe është pjekur. Me papaz jahni shërbehen pitalka të vogla dhe speca turshi.

 

(Kosova Sot Online)