Receta e Cekës- Gjellë me mish të grimcuar

  • 24 janar 2020 - 14:42
Receta e Cekës- Gjellë me mish të grimcuar

PËRBËRËSIT:

2 qepë, 1 lugë gjalpë, 2 karota të prera në rrathë, ½ kg mish viçi të prerë në katrorë të vegjël, 250 gr bizele, 250 shampinjone, fletë dafine, kripë, piper, majdanoz. Qepa e grirë imët fërgohet 5 minuta. Shtohen karotat dhe mishi.

Fërgohen 5 min. në zjarr të ulët. Gjella kriposet, hidhet piper, fletë dafine, 1/2 gotë supë ose ujë dhe e mbuluar zihet 35-40 min. në zjarr të ulët. Shtohen kërpudhat dhe vazhdon zierja gjersa të zbutet mishi. Bizelet zihen veçan, kullohen dhe hidhen në gjellë. Përzihen me kujdes, hidhet majdanozi i grirë hollë dhe shërbehet me pure patatesh, pilaf etj.

(Kosova Sot Online)