Receta e Cekës: Kofshë pule pikante

  • 04 March 2020 - 14:55
Receta e Cekës: Kofshë pule pikante

Përbërësit:

1 kg kofshë ose kaqika pule, 2 limonë, 3 lugë mustardë, miell, borzilok të thatë, vegetë, vaj, piper, kripë.

Përgaditja:
Kofshët spërkaten me lëng limoni, kriporen, u hidhen piper, vegetë dhe lyhen me mustardë. Mielli përzihet me borzilok, kofshët kalohen në miell dhe fërgohen nga të gjitha anët në yndyrë të nxehtë gjersa të skuqen dhe të zbutet mishi. Shërbehen me salcë dhe perime të ziera. 

(Kosova Sot Online)