Receta e Cekës: Mantia

  • 04 shkurt 2020 - 14:55
Receta e Cekës: Mantia

PËRBËRËSIT:

1 kg. mish të bluar,

2 qepë,

1 lugë gjalpë,

kripë piper,

majdanoz i grirë hollë,

1 kg. miell, 200 gr. gjalpë.

Zinet brumi me ½ l. ujë 1 lugë vaj dhe kripë. Brumi i butë ngjeshet mirë dhe mbulohet sa të pushojë pak. Në ndërkohë, pritet qepa imët dhe fërgohet në gjalpë ose vaj. Shtohet mishi, fërgohet me qepën, gjersa ta ndërroj ngjyrën. Hidhet kripë sipas shijes, piper dhe majdanoz i grirë hollë. Brumi ndahet në 28 toptha. 7 toptha tëhollohen sa një pjatë, pastaj duke i lyer me yndyrë vendosen njëri mbi tjetrin dhe rritet në katmer të rëndomtë. Katmeri hollohet duke ia dhënë formën katrore dhe pritet përgjysëm. Në dy pjesët vendoset nga yçi i përgaditur dhe mbështillen në role gjatësie sa tepsia. Vendosen në tepsi të lyer me yndyrë. Njëlloj veprohet me tër masën e brumit dhe të yçit. Lyhen mbi me yndyrë dhe priten në mantia të vogla. Piqet në furrë të nxehtë në fillim me temp. 250 gradë C pas 15 min. ulet temp në 200 gradë C për t’u pjekur mantiat gjersa të skuqen pak. Në vend se të gatuhen në formë roleje, brumi i holluar mund të pritet në katrorë madhësie të dëshiruar, të qitet nga një lugë yç dhe të mbështillen në formë boshqëze.

 

(Kosova Sot Online)