Receta e Cekës: Salmon me salcë domatesh

  • 28 February 2020 - 14:48
Receta e Cekës: Salmon me salcë domatesh

Përbërësit:

4 fileta salmoni nga 150 gr, 3 dcl vaj ulliri, 1 qepë, 4-5 domate të mëdha, 2-3 thelpinj hudhre, kripë, 50 gr gjalpë, 1/5 kg spinaq të freskët, disa kokrra ulliri, majdanoz, 3 dcl verë të bardhë, 2 lugë uthull, 1 lugë gjalpë, 1 lugë miell, 2 dcl qumësht. Çdo copë e salmonit pritet horizontalisht në tri fileta.

Kriposen, u hidhet vaj ulliri dhe qëndrojnë në vend të ftohtë. Qepa e grirë në rende fërgohet 4 minuta në vajin në të cilin është marinuar salmoni. Shtohet hudhra, përzihet 2-3 herë dhe shtohen domatet e qëruara dhe të prera në katrorë të vegjël. Në zjarr të ngadaltë zihen domatet 40 mminuta.

 

Spinaqi i përvëluar e i kulluar fërgohet në gjalpë 2 mminuta. Në një lugë gjalpë fërgohet mielli 1-2 minuta. Shtohet qumështi dhe, duke e përzier vazhdimisht, vlohet salca edhe 3-4 minuta gjersa të trashet. Në tepsi të lyer me yndyrë radhiten 4 fileta salmoni, mbi vihen fleta spinaqi, pastaj beshamelli e mbi të pureja e domateve. 

(Kosova Sot Online)