Receta e Cekes: Gjellë me mish të grimcuar

  • 17 March 2020 - 14:49
Receta e Cekes: Gjellë me mish të grimcuar

PËRBËRËSIT:

• 2 qepë,
• 1 lugë gjalpë,
• 2 karota të prera në rrathë,
• ½ kg mish viçi të prerë në katrorë të vegjël,
• 250 gr bizele,
• 250 shampinjone,
• fletë dafine,
• kripë, piper, majdanoz.

Qepa e grirë imët fërgohet 5 minuta. Shtohen karotat dhe mishi. Fërgohen 5 min. në zjarr të ulët. Gjella kriposet, hidhet piper, fletë dafine, 1/2 gotë supë ose ujë dhe e mbuluar zihet 35-40 min. në zjarr të ulët. Shtohen kërpudhat dhe vazhdon zierja gjersa të zbutet mishi. Bizelet zihen veçan, kullohen dhe hidhen në gjellë. Përzihen me kujdes, hidhet majdanozi i grirë hollë dhe shërbehet me pure patatesh, pilaf etj.



(Kosova Sot Online)