Receta e Cekës: Sallatë me aromë grejpfruti

  • 25 mars 2020 - 14:50
Receta e Cekës: Sallatë me aromë grejpfruti

PËRBËRËSIT:

2 grejpfrutë,

2 rrepa të bardha,

rrepka të kuqe,

disa thelpinj hudhre,

vaj ulliri,

majdanoz

Grejpfrutët priten përgjysmë ose, nëse shërbehen një për person, priten lart në formë kapaku. Pastrohen me kujdes nga fryti i brendshëm duke e ruajtur lëngun të cilin e lëshojnë, kurse fryti pritet në copa të vogla. Rrepat e bardha, pasi të pastrohen, kalohen në rende, përzihen me frytin e grejpfrutit, u hidhet vaj ulliri, lëng grejpfruti, majdanoz dhe sipas dëshirës hudhër e shtypur. Përzihet mirë dhe me këtë masë mbushen grejpfrutët. Mbi zbukurohen me majdanoz të grirë hollë dhe rrepka të kuqe. Kjo sallate është e shëndoshë, e shijshme dhe preferohet për uljen e kolesterolit.

(Kosova Sot Online)