Receta e Cekës: Kuleq me mazë

  • 30 March 2020 - 09:22
Receta e Cekës: Kuleq me mazë

PËRBËRËSIT:

1 gotë mazë të mbledhur qumështi, 100 gr margarinë, 2 vezë, 400 gr miell, 1 gotë qumësht, 20 gr maja, kripë, 1/2 lugë sheqer. Në masën e miellit, hidhen të gjithë përbërësit e përzier.

Brumi ngjeshet në tavolinë të përmillur. Nga brumi i gatuar, formohen pogaçëza, të cilat hollohen dhe vendosen në tepsi të lyer me yndyrë. Pasi të pushojnë një orë në temp. ambienti, piqen në furrë me temp. 200 gradë C.

Shërbehen të nxehta.

(Kosova Sot Online)