Receta e Cekës - Sallatë jonatan

  • 31 March 2020 - 15:00
Receta e Cekës - Sallatë jonatan

PËRBËRËSIT:

400 gr levrek të freskët ose nga frigoriferi, kripë, 3 tranguj turshi, 2 mollë të tipit jonatan, 2 lugë kopër, 1 kokë qepë, 1 tubë majdanoz, 2 lugë ajkë, pak spec djegës, 2 lugë majonezë, 2 lugë keçap, 1 lugë mustardë, 2 lugë lëng limoni ose uthull, 2 vezë të ziera. Filetat e peshkut përvëlohen me pak ujë. Kriposen, vlohen 10 minuta, kullohen dhe ftohen.

Trangujt dhe mollët e paqëruara priten në copëza. Qërohet qepa dhe së bashku me kopër e majdanoz, grimcohen dhe përzihen me ajkë, spec të grirë imët, majonezë, keçap, mustardë dhe lëng limoni ose uthull. Përzihen me kujdes dhe kriposen. Shtohet peshku i ndarë në copa të vogla. Pasi qëndron një orë, vendoset në fletë sallate të gjelbër. Zbukurohet me vezë të ziera ose rrepka të kuqe dhe servohet me tost ose bukë të zezë. Sallata e përgaditur në këtë mënyrë, mund të shërbehet në pjatë akulli e zbukuruar me karkaleca. 

(Kosova Sot Online)