Receta e Cekës: Hallve

  • 24 April 2020 - 15:22
Receta e Cekës: Hallve

PËRBËRËSIT:

• 250 gr margarinë,
•400 gr miell,
•250 gr sheqer,
•sheqer vanilje.



Në margarinë të shkrirë, hidhet gradualisht mielli duke e përzier me lugë druri. Në zjarrë të ulët fërgohet mielli gjatë,gjersa të marrë një ngjyrë të kafenjtë të çelë. Duke e përzier vazhdimisht,derdhet ujë gjersa të laget fërgesa. Hidhet sheqeri dhe gradualisht shtohet ujë duke e përzier vazhdimisht,gjersa të arrihet trashësia e dëshiruar. Nëse ka nevojë,i shtohet sheqer. Hallva fërgohet gjersa të shkëputet nga luga dhe ena. Sipas dëshirës i shtohen arra të bluara ose të grimcuara. Hallva përgaditet edhe me miell misri ose ermik,në raport ½ miell misri me ½ miell gruri,ose edhe vetëm me miell misri. Procedura e përgaditjes është e njëjtë sikurse hallva me miell gruri.

(Kosova Sot Online)